Aksi Lezhë-Milot po kthehet në një problematik për drejtuesit e mjeteve, për shkak të aksidenteve që po ndodhin ditë pas dite.
Një tjetër përplasje është shënuar dhe këtë pasdite. Drejtuesi i një mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Deri më tani nuk raportohet të ketë të dëmtuar, por dëmet materiale janë të shumta.