Drejtuesit më të lartë të shtetit dhe shumë personalitete të tjerë ishin të pranishëm sot në ceremoninë e organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë për nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
Mes të ftuarve ishte edhe ish-presidenti Meta, që shoqërohej nga Monika Kryemadhi. I ulur në rreshtin e dytë, Meta nga Lulzim Basha ndahej vetëm nga Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.
Në ceremoni ishin edhe ish-presidentët, ministrat, por edhe deputetë dhe figura të tjera. Sigurisht që ftesë nuk kishte vetëm për Berishën, i shpallur non grata nga SHBA.