-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Joe Biden dhe Bush mesazh për Shqipërinë: Jeni forca e së mirës

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka përshëndetur përmes një video-mesazhi 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës. Ai u shpreh se SHBA do të vijojë që të jetë në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit Europian dhe sfidat e tjera që e presin.

Popullit të Shqipërisë, i dërgoj urime të më përzemërta të miqësisë jetëgjatë me SHBA-në ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA e mbrojtën Shqipërinë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme mes popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë.

Sot, Shqipëria dhe SHBA janë aleate në NATO dhe partnere që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Europë dhe në mbarë botën, duke përfshirë punën tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria ka bërë gjithashtu një kontribut kritik në mbështetjen e nevojave humanitare dhe të sigurisë për popullin ukrainas teksa mbrojnë veten e tyre kundër luftës brutale të Rusisë. Dua gjithashtu që të falenderoj popullin e Shqipërisë për mikpritjen tuaj në strehimin e mijëra afganëve gjatë vitit të kaluar.

SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë teksa punoni për të forcuar institucionet demokratike, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe plotësoni udhëtimin për t’iu bashkuar Bashkimit Europian. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më të fuqishme, shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, tha ai.

Yuri Kim lexoi edhe një mesazh të ish-presidentit Bush, që vizitoi Shqipërinë në 2007-ën. “Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Në 2007 isha krenar që u bëra Presidenti i parë që vizitoi Shqipërinë.

U bëmë dëshmitarë të mikpritjes suaj të sinqertë. Kujtoj pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Shqipëria është një forcë e së mirës” shkruan ai.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, tha se SHBA nuk do të lëkunden kurrë nga aspiratat e kombit shqiptar.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por ja cfarë mbetet e pandryshuar; SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi për një Shqipëri të pavarur, kurrë nuk jemi lëkundur në besimin për ju. Shqipëria dhe SHBA janë miq dhe aleatë të vërtetë.

Ne jemi krenarë të festojmë me ju këtë muaj, ndërkohë që ju filluar negociatat. SHBA nuk do të lëkunden kurrë nga aspiratat e kombit shqiptar për demokraci” tha Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit