-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ligjëron rolin e Yuri Kim dhe sulmon Berishën: Dridhet nga SHBA

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në 100 vjetorin e raporteve Shqipëri-SHBA ka ligjëruar rolin e ambasadorëve të Uashingtonit në Tiranë duke thënë se janë si në shtëpinë e tyre dhe duhet t’i durojmë me buzëqeshje kritikat dhe protagonizmin e tyre. Në fjalën e tij, Edi Rama “thumboi” edhe Sali Berishën që është shpallur non grata nga Amerika.

Nëse do ta përfytyronim rrugëtimin pa SHBA-në, e marrim vetë me mend se cfarë do të ishte Shqipëria sot. Gjithçka tjetër po jo një vend, ku po zhvillohet një reformë e thellë në drejtësi, jo një vend, ku vazhdon përpjekja e përditshme për t’u ndarë nga e shkuara. Këto janë arsyet përse duhet ta durojmë me buzëqeshje dhe kënaqësi protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri.

SHBA në Shqipëri, janë në shtëpinë e tyre, se kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe sepse kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë, ku pa zërin e SHBA-së, në atë vit kur Fan Noli iu lut Uillsonit, Shqipëria nuk do të ekzistonte dhe sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe KS. E mira është që në vendin tonë nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane apo europiane.

Edhe kur ka mllef dhe ndjenjë hakmarrje, jo ndaj SHBA-së, por politikës së SHBA, si ajo e hakmarrjes në drejtësi, shfaqet në formën e një dashuri, kush e do më shumë Amerikën. Nuk ka sot këtu një burrë, që t’ia thotë SHBA-së në sy, kur dridhet nga reforma në drejtësi, apo i vjen tmerr kur del nga shtëpia, kur i shikojnë damkën në lule të ballit” tha ai, ku referuar shkonte qartë për Sali Berishën që u shpall non grata” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit