-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllën sytë dhe mbushën xhepat, pezullohen policët në Vlorë

Kryesoret

Dy efektivë policie në Vlorë janë pezulluar nga detyra me vendim gjykate pasi akuzohen se kundrejt ryshfetit lejuar shkeljet e disa drejtuesve të mjeteve.

“Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar masat e sigurimit me karakter ndalues të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ndaj dy punonjësve të Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, në kuadër të procedimit penal nr. 824/2022 referuar nga AMP në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj:

– Inspektor Igli Llupo, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

– Renato Yzeiraj, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Nga hetimet e procedimit penal nr. 824 të vitit 2022, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se në disa raste punonjësit e policisë kanë konsumuar gjatë ushtrimit të detyrës elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, duke favorizuar shtetas në shkelje të ligjit përkundrejt përfitimit monetar” mbyllet njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit