Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se Ukraina nuk mund ta mposhtë dot Rusinë me strategjinë aktuale të mbështetjes së NATO-s, ndërsa paralajmëroi gjithashtu për pasoja të tmerrshme për ekonominë evropiane.
“Kjo luftë në këtë formë nuk mund të fitohet,” tha Orban, në Vjenë. Ai shtoi se strategjia e vendeve të NATO-s për të mbështetur Ukrainën me armë dhe stërvitje ka treguar deri më tani se nuk do të ketë sukses.
“Pa ndryshuar strategjinë, nuk do të ketë paqe. Nuk është e qartë se si mund ta shmangim recesionin në BE nëse lufta vazhdon” tha ai, duke paralajmëruar se pa paqen në Ukrainë, i gjithë Bashkimi Evropian do të shtyhet në një situatë lufte./CNN