-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pakoja erdhi nga Anglia”, shoku i ish-efektivit të RENEA-s rrëfehet për snajperin

Kryesoret

Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada, i cili së bashku me Elton Hithin u arrestua dy ditë më parë me armë me vete snajper dhe targa të huaja.

Ditën e sotme ata kanë dal para gjykatës për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen, por Reda nuk ka pranuar të flasë në lidhje me ngjarje. Nga ana tjetër shoku i tij Hithi ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, ku ka treguar se një person që e kishte takuar disa javë më parë në Angli i kishte ngritur kurth.

Ai kishte udhëtuar drejt Anglisë, ku takoi vëllain e tij dhe një shok me emrin Ilir. Pas mbërritjes në Shqipëri, një tjetër person, i cili sipas Hithit ishte i afërm i Ilirit e ka telefonuar dhe i ka kërkuar të takohen pasi kishte një pako për të.

“Më tha jam shoku i Ilirit, dhe kam një porosi për ty. E lamë të takoheshim pranë një restoranti të njohur te rruga e Elbasanit”, thotë Hithi.

Ai tregon më tej se shkoi në rrugën Myslym Shyri dhe mori Remal Radën, i cili ndodhej në praninë e tre shokëve.
“I thashë do shkojmë te një lokal të marrim disa rroba që mi ka sjellë një shok që kam njohur në Angli. Kur mbërritëm te lokali ku kisha lënë takimin e telefonave personin që më priste. Ai zbriti nga lokali dhe shkoi te parkimi ku unë ndodhesha me makinën time ‘Mercedes Benz’ me targë FP 63 VFF”.

“Ky person ishte me dialekt si nga Vlora, me brezore dhe me rroba të errëta. Diçka nuk më pëlqeu, pasi i kisha thënë që të vinte te lagia ime dhe ai kishte këmbëngulur. Pasi kam hipur në makinë i thashë Remalit mos na kanë futur ndonjë gjë në çantë. Në atë moment na ndaloi policia”, shpjegon Hithi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit