-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dylbi, targa dhe snajper, gati për vrasje apo trafikim?

Kryesoret

Një ish-efektivi i RENEA-s u arrestua ditën e sotme nga policia në afërsi të zonës së Senatoriumit. Në makinën e tij u gjendën armë dhe disa municione të tjera luftarake.

Më saktësisht, Remal Reda, i shoqëruar nga një shok i tij kishte në makinë 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Një ish-punonjës shtet, i cili sfidoi hapur ligjin mbante me vete targa të huaja si dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Aspak e zakontë, por ky është rasti i 3 që brenda pak muajsh goditet një tjetër arsenal armësh. Policia prej muajsh nisur dhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit ka aluduar se këto armë janë përdorur për seritë e vrasjeve me pagesë.

Një atentat i ndodhur pak ditë më parë në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë 3 persona, Brilant Barinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, i cili u krye me kallashnikov dhe një precizion perfekt, sipas policisë. Ishte po kjo e fundit që sërish aludoi se të tilla vrasje kryhen nga persona të mirë stërvitur, dhe që personat nën radhët e efektive të forcave speciale kanë njohuri në përdorimin e armëve.

Nga ana tjetër në lidhje me këtë arrestim nuk hidhet poshtë as trafikimi i armëve dhe shitja e tyre në treg të zi, pasi sipas specialistëve të EUROPOL, lufta në Ukrainë është ajo që po mbush jo vetëm Ballkanin me armë por gjithë Evropën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit