Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Obiliq të Kosovës ku policia ka njoftuar se ka ndodhur një abuzim seksual brenda familjes.
Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, inçesti ka ndodhur më 25 korrik ndërkohë që i mitur është arrestuar ditën e djeshme nën dyshimet për abuzim seksual ndaj viktimës femër e mitur.
Pas informacioneve paraprake dhe dëshmive të palëve i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES/Obiliq, 25.07.2022-06:00. Me 27.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovar e mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.