-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëllai i heroit që shpëtoi kolegët nga zjarri: Prokuroria peng dosjen, prindërit lot në sy

Kryesoret

Vëllai i Arjan Salës, heroi i cili shpëtoi jetën e kolegëve të tij në tragjedinë e ndodhur më shumë se një vit më parë në Tiranë shprehet i zhgënjyer nga strukturat hetimore që nuk e kanë zbardhur ngjarjen edhe pas një viti.

“Vëllai im iku si hero duke shpëtuar jetë njerzish por shumë nëna do kishin qarë e duke pritur 3 ditë për nxjerrjen e trupave në atë bodrum të mallkuar por loti në sy i ka ngelur nënës dhe babës tim edhe për atë nip te vogël që na ka lënë.

Heronjtë nuk vdesin kurrë por të drejten e vetë e duan uroj të reflektohet nga ana e prokurorisë më shumë se 12 muaj peng dosja as një informacion” shprehet vëllai i heroit, Edmond Sala.

Arjan Sala, baba i një fëmije të mitur vdiq në moshën 32 vjeçare. Ai ishte punonjës sigurie i një kompanie private, kur u fut për të shpëtuar kolegët nga zjarri, por mbeti vetë brenda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit