Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në lidhje me emërimin e 45 magjistratëve të rinj të cilët do i bashkohen gjykatave dhe prokurorive.
“Qytetarët presin që ju të jeni gjyqtarë dhe prokurorë me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar guximin për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj.
Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës që të punojnë për plotësimin në kohë të vendeve vakante në mënyrë që drejtësia të vihet në vend sa më shpejt se vonë. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i saj i suksesshëm mbetet kyç për të avancuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE”, ka shkruar ambasada.