Sali Berisha i bëri thirrje Edi Ramës që të mos rrisë çmimin e energjisë elektrike, ndryshe do të përballet me protesta. “Nëse guxon të rrisësh çmimin e energjisë për konsumatorin do të përballesh për revoltën më të madhe.
U bëj thirrje qytetarëve të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, ndryshe, PD, fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë vendi.
Edhe tani po i zbrazin digat. Diga në fund të qershorit ishte 297 metër ka zbritur në 281 sepse aty është shndërruar një minierë floriri më e madhe sesa Sharra”.
Por si është raporti me Ilir Metën, kreun e Partisë së Lirisë? “Me zotin Meta jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe besoj që edhe kur ishte president, kryetarja e partisë, ishte në protestë me frontin e shpëtimit të Shqipërisë.
Takimet janë të mundshme në cdo kohë dhe do të jetë një bashkërendim të fuqishëm, jam i sigurt, në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë” tha ai.
Por a ka ai një koment që Yuri Kim nuk e ftoi dje te festa e 100 vjetorit?
“Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. Me qëndrimet e saj ambasadorja Kim bashkë me Edi Ramën dhe mafian e George Sorosit ka dëmtuar më shumë se kushdo tjetër perceptimin dhe imazhin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për SHBA.
Nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojave. Shpreh urimet më të mira të 100 vjetorit SHBA- Shqipëri për të cilat PD e Sali Berisha ka kontributet më të pakrahasueshme. Në këtë kontekst figura si Edi Rama dhe Taulant Balla turpërojnë Shqipërinë” tha Berisha.