-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Meta spiun? Berisha: Dokumenti u hartua nga SHIK, Gentiana Sula u keqpërdor

Kryesoret

Partia Socialiste është vendosur në lëvizje pas letrës së Autoritetit të Dosjeve, që e informonte se ish-presidenti Ilir Meta kishte rezultuar ish-sigurims. Deputetja dhe njëkohësisht kryetare e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se PS ka depozituar dy projektligje për të riverifikuar të gjithë ata që më parë kanë marrë certifikatën e pastërtisë.

PS depozitoi dy nisma ligjore për ligjin për të drejtën e informimit për dokumentet e sigurimit. Rastet flagrante dhe shqetësuese në shkresën e autoritetit, ku figura të rëndësishme të shtetit kërkojnë një reagim të menjëhershëm.

Transparenca duhet të kryhet dhe të adresohet për të zbardhur të vërtetën. Dy nismat konsistojnë për shtratin ligjor për verifikimin e subjekteve nëse kanë certifikatë të mëparshme dhe për të verifikuar subjektet që zgjidhen apo emërohen. Bashkëpunëtorët e mëparshëm të mos kenë mundësi të jenë në poste” tha ajo.

Sali Berisha reagoi duke e cilësuar letrën e Autoritetit trillim dhe në skemë futi shërbimin informativ. Ai tha se I.M. nuk është Ilir Rexhep Metaj, pra ish-presidenti, por Ilir Murati nga Librazhdi. “Pas verifikimit të dokumenteve unë deklarova dy ditë më parë se gjithçka është një trillim i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik pa asnjë moral.

Dje pasdite dhe sot, unë kam dokumente në dorë, nuk ka akt më të shëmtuar. Edi Rama me shërbimin informativ, që e ka organizuar, e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth, e ka stisur në mënyrë më të trashë. I.M. është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe nuk asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Edi Rama po përdor shërbimin informativ kundër kundërshtarëve.” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit