Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, Një 39-vjeçar ka përplasur një fëmijë 4 vjeç.
Fëmija është dërguar menjëherë në spital. Ende nuk dihet gjendja e tij.
NJOFTIMI
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, në fshatin Vlosh, ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale