-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri i vdekjes në Tiranës dhe si u dogj trupi i “mbretit” polak, dyshimet dhe “spiunët”

Kryesoret

Hije misteri mbi vdekjen e “mbretit” polak të armëve dhe respiratorëve Andrzej Izdebski në 18 Qershor në Shqipëri. 73-vjeçari u shpall i vdekur nga policia në një komunikatë për mediat pasi sipas bluve ishte gjetur nga miku i tij, Ylli Zyla.

Sipas bluve shkak kishte qenë një arrest kardiak, ndërsa miqtë thanë se ishte kthyer në shtëpi te “Pallatet Agimi” në Tiranë pas një dreke në Dajt. Në Shqipëri gjithçka u mbyll me kaq. Por ishin mediat polake që zgjeruan investigimin duke krijuar dyshime të fortë për falsifikimin e certifikatës së vdekjes.

Mediat pokale shkruajnë se në fillim të Korrikut është bërë transportimi dhe djegia e trupit të biznesmenit në Łódź. Më 4 korrik, djegia e trupit u bë në Łódź.

Të mërkurën, deputetët e Dariusz Joński dhe Michał Szczerba denoncuan duke ngritur dyshimet se “Më 4 korrik, ditën kur u dogj trupi, në Lodz nuk kishte polici, prokurori, shërbime speciale dhe të afërm (të të ndjerit)”.

Të premten, gazeta “Rzeczpospolita” shkruante se certifikata e vdekjes është marrë 10 ditë pas djegies së trupit. Misteri vazhdon. Për këtë çështje sot u pyet edhe kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki.

Sipas informacionit që kam marrë nga menaxhmenti që mbikëqyr shërbimet speciale, ka pasur kontakt me shërbimet shqiptare dhe vendimi për djegien e trupit është marrë me kërkesë të familjes, gjithashtu pas konsultimit me shërbime speciale.

Ka pasur një kontakt mes shërbimeve tona dhe shqiptarëve, familja është përfshirë, gjithçka është marrë vesh sipas procedurave” tha ai.

Por dyshimi ekziston se Andrzej Izdebski i akuzuar për mashtrim me respiratorët me vlerë 50 mln euro është zhdukur duke falsifikuar certifikatën e vdekjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit