16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria: Kush mbjell një hektar grurë merr 300 mijë lekë

Kryesoret

Qeveria ka miratuar sot një vendim shumë të rëndësishëm për fermerët shqiptarë. “Ka të bëjë me rritjen e masës së financimit të skemës kombëtare për vitin 2022. Kemi miratuar sot një fond 1.2 miliard lekë që i shtohet buxhetit të skemës kombëtare të këtij viti duke e çuar buxhetin nga 3.7 miliardë lekë në 4.9 mld Lekë. Është buxheti më i madh ndonjëherë i vënë në dispozicion. E shtymë dhe më tej këtë gamë sepse duam t’i vijmë në ndihmë dhe në mbështetje të gjithë kërkesës së fermerëve për uljen e kostove të prodhimit”, tha Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Krifca është shprehur se kemi pasur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit. “Gati historik”, tha ajo. Ajo njoftoi se fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë do të mbështeten me 30 mijë lekë për hektarë. “Hambaret janë mbushur plot. Duke parë edhe fenomenet në botë, duke parë edhe ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit, për të rritur pavarësinë tonë ushqimore në aspektin e prodhimit të grurit kemi menduar që të fusim një masë të posaçme ku për fermerët që prodhojnë mbi 1 hektarë grurë, do të kenë mundësi që të marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektarë. Grurin e mbështesim dhe me kostot e naftës. Dhe tek nafta kemi çuar një buxhet prej 500 milionë lekë të reja”, u shpreh Krifca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit