Mbrëmjen e djeshme qeveria organizoi një koncert në sheshin “Skënderbej” për çeljen e negociatave me BE-në dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në. Në sheshin ishin ambasadorja Yuri Kim, por edhe Presidenti i ri Bajram Begaj.
Ministra, deputetë, drejtorë dhe thuajse të gjithë socialistët. Por as kamerat, aparatet fotografikë apo telefonat nuk kapën Arben Ahmetajn. Ai ishte socialisti i vetëm që ishte i mërzitur mbrëmë.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas shkarkimit nga posti i zv/ kryeministrit. Në reshtin e parë ishte kabineti, drejtuesit socialistë dhe Presidenti bashkë me ambasadoren amerikane.