-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të korruptonte policinë, arrestohet i riu

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi është përpjekur ti korruptojë. I riu ka tentuar ti jap para policisë rrugore për të shmangur masat administrative për shkeljen e kryer në rrugë gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të tentativës për mitëdhënie, me qëllim shmangien e masës administrative. Shkon në 101 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës. Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. G., 30 vjeç, i cili me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljen e kryer (kalim të menjëhershëm në korsinë e ngadalësimit, pa sinjalizim), i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit