Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbetur e surprizuar pas koncertit të organizuar mbrëmë për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE-në.
“Festë fantastike mbrëmë për të festuar 100 vite të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE, HISTORI! Faleminderit të gjithë performuesve dhe Tiranës, @erionveliaj për një natë të paharrueshme. Faleminderit udhëheqësve ndër vite për ndërtimin e marrëdhënieve tona.
Mbi të gjitha, falënderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj që kanë prodhuar këto arritje historike. Ju jeni më të mirët!”, shkruan ambasadorja në postim teksa publikon dhe foto të momenteve nga koncerti.