-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sfidon Berishën, Alibeaj “fushatë” me demokratët për reformën territoriale

Kryesoret

Dy pjesët që është ndarë PD nuk i bashkon as ideja për reformën e re territoriale. E ndërsa pak ditë më parë Sali Berisha ishte në Fier, pas Enkelejd Alibeajt për të diskutuar mbi ndryshimet e reja që pritet që të bëhen nga komisioni parlamentar, sot kryetari i grupit të PD-së ishte në Elbasan. Në fotot e postuara ai shfaqet duke biseduar me grupin anti-Berisha në qarkun e Elbasanit.

Alibeaj e ka vendosur edhe njëherë theksin te domosdoshmëria e ndryshimeve që duhet të bëhen për të korrigjuar hartën e miratuar në 2014. “Me qytetarë, grupe interesi dhe përfaqësues politikë në qarkun e Elbasanit, për të diskutuar për qëndrimin tonë mbi Reformën Administrative-Territoriale.

Mungesa e shërbimit ndaj qytetarëve, diskriminimi i zonave periferike dhe rurale, shndërrimi i bashkive në agjenci punësimi elektoral, paratë e qytetarëve që shkojnë për tendera korruptivë për bandën kriminale lokale apo oligarkun e radhës të lidhur me pushtetin e Tiranës, biznesi i vogël i kërrusur nga taksa e tarifa pa fund, në qepenat e mbyllur të të cilëve vendoset lajmërimi mortor “jepet me qera”, prodhimi bio bujqësor i sfiduar keqas nga ai importit, banorë të fshatrave që taksohen për gjelbërim (!), e që iu duhen kilometra të tëra për të marrë një shërbim elementar në qytet, infrastruktura rurale që prej vitesh nuk njeh asnjë investim, lidhjet historike dhe tradicionale të goditura nga bashkimet artificiale të territoreve, e mbi të gjitha përralla e bukur e 2014 për “administrimin vetëqeverisës” dhe “demokraci lokale” është kthyer në makth dhe barrë torturuese për njerëzit. Ky është bilanci dëshpërues i “Reformës territoriale-elektorale” të 2014.

Për qytetarët e lënë në harresë të Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Peqinit, Belshit, Cërrikut, Elbasanit, kërkohen ndryshime që të jenë funksionale, të tejkalojnë interesat politike, të ruajnë identitetin, traditën, historinë, ndjesinë e brendshme të lidhjeve komunitare, dhe të ringjallin koshiencën e humbur të të qeverisurit nga vetë njerëzit!

Së bashku me kolegët Dhurata Çupi, Andia Ulliri, Zheni Gjergji e Lefter Gështenja, në Komision e pastaj në Kuvend, do përcjellim e mbështesim një reformë që vjen nga qytetarët e iu shërben qytetarëve” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit