-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brohoritje dhe ofendime/ Momenti i dënimit të ish-kryebashkiakut socialist

Kryesoret

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u dënua pasditen e djeshme nga Gjykata Speciale me 2 vite e 4 muaj burg.

Gjithashtu trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Erion Bani, ka pranuar kërkesën e SPAK për dënim plotësues për Tushen, duke i hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Në pretencë, SPAK fillimisht kishte kërkuar dënimin me 5 vite burg për Tushen. Tushe u akuzua për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderin e një kanali vaditës.

Por në momentin që gjykata e ka deklaruar të pafajshëm për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera të pranishmit të sallë filluan të duartrokisnin, por kur u shpall fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës pati irritim duke sjellë ndërhyrjen e policisë në sallë për të qeësuar situatën.

Ish zv/kryetari i Bashkisë, Gentian Nushi është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, por do të qëndrojë në qeli vetëm për 1 vit e 8 muaj.

Edhe një nga punonjësit e tjerë të bashkisë, Leonard Sefa është dënuar nga GJKKO me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa ai dhe Nushi njëjtë si zyrtarët e tjerë nuk do të mund të kryejnë funksione publike për 5 vite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit