Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehet se pas Saimir Tahirit dhe Arben Ahmetajt, radhën për të shkuar në burg e ka Edi Rama.
Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto ku fillimisht duken kryeministri Rama, ish-ministri Saimir Tahiri dhe ish- zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Fotoja e dytë dhe e tretë janë modifikuar, ku fillimisht është fshirë ish-ministri Tahiri, ndërsa në të tretën Edi Rama ka mbetur vetëm, pasi është fshirë edhe ish zv/ kryeministri Ahmetaj, që dy ditë më parë u shkarkua.
Si dixhiturë të pamjeve kreu i demokratëve Berisha ka zgjedhur të shkruajë “ Pas nesh e ke ti radhën”.