-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama këshill të ri për negociatat, ministrja e re: Dua shpejtësi

Kryesoret

Qeveria shqiptare ka krijuar një këshill ndër ministror për çështjet europiane për të garantuar ecurinë e procesit. Lajmin e dha Edi Rama kur prezantoi ministren e re të shtetit që është kryenegociatore, Majlinda Dhuka.

Është e udhës t’i japim jetë edhe një këshilli ndër ministror për çështjet europiane për të garantuar një vazhdimësi për diskutimin e brendshëm për qëndrimet dhe ecurinë e procesit. Mos punoni si idhuj të izoluar nga njëri tjetri.

Ne jemi një skuadër që ka një horizont përpara dhe objektiv, por objektiva të përveçëm që na çojnë në një rezultat. E kemi ne në dorë pjesën tonë, jo tjetrën, por nga ne varet shumë sa shpejt ecim” tha ai.

Ministrja e re Dhuka kishte një mesazh të shkurtër për ekipin negociator. “Ju kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar. Tani kam një motiv më shumë për të thelluar marrëdhëniet.

Momenti është historik, besimi që na është dhënë është i veçantë, do u lutesha për bashkëpunimin tuaj maksimal. Do të komunikojmë përsëri” tha ajo.

Në fund Rama kishte një mesazh për skuadrën e negociatorëve. “Dhimbje koke për procesin do të keni dhe do i mbani dhe do ndiheni të nderuar që u takon juve t’u dhëmbi koka për një gjë që është kaq historike për vendin dhe besoj është një moment edhe për karrierën dhe jetën tuaj”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit