Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministren e re të shtetit dhe njëkohësisht kryenegociatore e ekipit shqiptar me BE-në, Majlinda Dhuka. Përballë ekipit të ri negociator, Rama kërkoi një impuls të ri.
“Vendosja e kryenegociatores së re, nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE-së përmes kryenegatores si urë.
Zef Mazi bëri një punë të lavdërueshme diplomatike duke qenë krah shumë i rëndësishëm për mua dhe ministren, deri kur u vendos që negociatat të hapen formalisht” tha ai.
“Më bëri përshtypje njëri që thoshte se “kërkova në Google dhe nuk e gjeta, kjo është arsyeja se përse ka një ndryshim themelor.
Ka shumë njerëz në administratën tonë që nuk i gjen në Google, por pa të cilët administrata jonë nuk do të funksiononte dot. Janë pjesë e palcës së shtetit shqiptar” tha Rama.