17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta spiun? Gjekmarkaj kritikon Alibeajn: PD nuk mund të jetë orkestër e Ramës

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka kritikuar shpejtësinë me të cilën grupi i Enkelejd Alibeajt në PD iu bashkua nismës së PS-së për rishikimin e ligjit për dosjet pasi Autoriteti i çoi Kuvendit shkresën se e kishte gjetur ish-presidentin Meta bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Ai thotë se

“ata me propozimet e tyre po duken në të njëjten gjatesi vale me qeverinë e cila ka ngut të shprehe kenaqesi per propozimet tona. Deklaratat perqafojnë njëra -tjetren pavaresisht nga cili kamp nisen” thotë ai.

POSTIM I PLOTE

Nëse ke një gjë me të cilen është luajtur pisët në vendin tonë janë dosjet e sigurimit të shtetit. Ato rikthehen me stinë sa herë e kerkon diskursi politik. Ato do duheshin hapur që në vitin 1992, të gjitha pa perjashtim. PD e asaj kohe kishte një super mazhorancë.  Në driten e diellit duhej të dilte e keqja e 45 viteve pertej faktit kush paguan çmim më të lartë a më të ulet. Po kaq duhej ligj për punetoret e sigurimit të shtetit, gjithë hierarkinë e tij, hetues, prokurorë e gjyqtarë të komunizmit.

Po keto nuk ndodhen! Arsyet kuptohen. Perdorimi i tyre ishte qellimi. PS ka qënë më e ftohtë ndaj ketij fenomeni duke i konsideruar kontigjentin jo të vogel  elektorat e mbeshtetes politikë. Të  gjitha shanse të humbura. E shkuara nuk bëhet më me ndoshta e sikur. Dosjet duhen hapur, të gjitha, më mirë vonë se kurrë. Politika, administrata, diplomacia, policia, ushtria, drejtesia  duhen pastruar nga bashkëpunetoret dhe punetoret, nga hierarket e makines shtypese të regjimit.

Ja  ku jemi sot pas 32 vitesh dhe tema rikthehet por jo nga pozita etike. Thjesht nga pozita politike. Prej ditesh flitet për një dosje të I M . Qeveria perpiqet ta lidhe atë me emrin e ish Presidentit Ilir Meta fakt të cilin ai e ka kundershtuar në menyrë energjike. Unë se di të verteten dhe nuk marr persiper të bëhem zedhenes i saj por mosbesim kam të drejtë të kem duke gjykuar kontekstin politik kur argumenti u shfaq dhe u bë monopol i debatit publik.

Ilir Meta sapo la presidencen dhe rithemeloi partinë e tij LSI në “Parti të Lirisë” duke shfaqur ambicje të madhe opozitare u perball me ketë ngjarje. Duke e konsideruar momentin “leve arkimedi” për të goditur kundershtarin krejt makineria e mazhorances shperrtheu në inisiativa permes Taulant Balles e Klotilda Bushkes duke kompleksuar pjesën e deputetve që nuk i janë bashkuar “Foltores”. 

Ata me propozimet e tyre po duken në të njëjten gjatesi vale me Qeverinë e cila ka ngut të shprehe kenaqesi per propozimet tona. Momenti , inisiativat dhe menyra  e sjelljes, e pamiratuar nga grupi për këtë çeshtje  po e shfaq  atë(grupin) me pa të drejtë si orkester të qeverisë në karadyzenin e dites. Deklaratat perqafojnë njëra -tjetren pavaresisht nga cili kamp nisen.

Ndjeshmeria e kesaj teme e vë në veshteresi një grupim të djathtë në shah-matin e perditshem por duhet gjetur forca per ti ikur perdorimit i cili ka per qellim diversionin mbi opoziten. Sa per dosjet ato duhen hapur të gjitha pa perjashtim. Kjo është njera ana , tjetra makina shtypese e diktatures punetoret e saj duhen lustruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit