Leme Zdrava, pronarja e shtëpisë me qira ku jetonte çifti Ramis Lici dhe Jetlira Elezi tha për mediat pas krimit në familje se 37-vjeçarja pas konfliktit dhe për arsye të vajzës sot do të largohej nga banesa.
“Kam gjetur një shtëpi afër punës dhe do të largohem. Kështu më tha” deklaroi e moshuara.
Më tej, ajo tregoi, se Elezi i kishte rrëfyer se kishte urdhër mbrojtje nga gjykata pas dhunës së ushtruar nga Mici, i cili tre net më parë ishte arrestuar, por më pas ishte liruar.
“Pas urdhrit të mbrojtjes jetonin në dhoma të veçanta”, por ngjitur, tha më tej Zdrava.
Pronari i banesës, bashkëshorti i zonjës Leme Zdrava dha të tjera detaje duke treguar si e gjeti viktimës të mbuluar me gjak.
“Ishte ora 1 pa 10 u hap dhe u mbyll dera me forcë. Rrjeta është prerë dhe duket se ajo e ka hapur derën nga frika. Ai doli rrugës, jo me shpejtësi, por me hap. Më thotë gruaja, ngriu se dera e zotërisë dhe zonjës ishte hapur.
Më vajti mendja për keq, shikova poshtë, ajo ishte e vdekur. Kishte gjak. Mora policinë në telefon, erdhi për dy minuta. Kaq di. Për cfarë u zunë nuk e di. Erdhi policia para tre katër ditësh, ndoshta ajo ishte ankuar se ai e kishte rrahur.
Dy 37-vjeçarët, të dy të divorcuar dhe me nga dy fëmijë nga martesa e parë kishin vetëm dy muaj që bashkëjetonin. Autori është nga Selita e Mollasit, tashmë në kërkim. Viktima nga Belshi.