Policia spanjolle ka arrestuar shtatë shqiptarë për trafik droge. Gjatë aksionit të policisë një 25 vjeçar ka humbur jetën, i riu ka vrapuar duke hipur mbi çatinë e ndërtesës ku kultivohej marijuana, por gjatë tentativës për t’iu arratisur policisë ai ka rënë nga lartësia.
I riu është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. 25-vjeçari ishte i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me personat e tjerë.
Mediat dhe autoritetet spanjolle nuk bëjnë të ditur nëse 25-vjeçari ishte me origjinë nga Shqipëria por konstatojnë se grupi i të arrestuarve ishin të gjithë shqiptarë.
Pas kontrolleve agjentët zbuluan se pjesa e brendshme e ndërtesës ishte një fermë industriale droge me një plantacion të madh marihuane. Oficerët e policisë kontrolluan edhe kuvertën e anijeve aty pranë dhe arrestuan shtatë persona, të gjithë me origjinë shqiptare.