Ramis Mici u kap 24 orë pasi vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, me të cilën kishte 6 vite që ndante të njëjtën banesë.
Mësohet se pas krimit Mici është fshehur poshtë urës së Zaranikës.
Policia ka arritur ta gjejë autorin pas kërkimeve intensive të policisë me qen. Qeni i ka çuar në afërsi të vendndodhjes së tij, pranë Doganës së Elbasanit aty ku kalon shtrati i përroit të Zaranikës. Vendi ku u arrestua Mici është rreth 250 metra larg nga shtëpia ku ka bërë vrasjen.