Një makinë tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në bypassin Orikum-Vlorë.Siç duken edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti është shkrumbuar në pjesën e tij të parme ndërsa raportohet të jetë djegur pranë rrethrrotullimit të fshatit Tragjas.
Mjeti ishte duke ngjitur këtë aks rrugor dhe nga temperaturat e larta ka pësuar shkëndijë elektrike në motor. Drejtuesi i makinës ka ndjerë tym dhe më pas flakën dhe fatmirësisht nuk është lënduar. Ai ka dalë nga makina me shpejtësi. Edhe pse zjarrfikësit kanë mbërritur makina është shkrumbuar pothuajse e gjitha.
Ky është një rast i përsëritur në Vlorë ku mjetet në ecje por edhe të parkuara shkrumbohen nga flakët, edhe pse kryesisht kanë qenë defekte teknike dhe temperaturat e larta.