Qyteti jugor i Mykolaiv ka pësuar bombardime nga rusët gjatë natës. Një çift humbi jetën, ndërsa kryebashkiaku e quajti granatimin si një nga më të fortit të gjitha kohërave.
Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa. Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht. Ndërkohë, Rusia ka anuluar festimet e Ditës së Marinës në Krimenë e pushtuar.
Arsyeja e dhënë nga Guvernatori i Sevastopolit Mikhail Razvozhayev ishte një sulm i supozuar me dron ukrainas në selinë e Flotës së Detit të Zi. Flota ka qenë prej kohësh e bazuar në Sevastopol./BBC