Mbrëmjen e kësaj të premte ka ndodhur një plagosje me thikë në qytetetin bregdetar të Vlorës.
Sipas burimeve bnëhet me dije se i plagosuri është një 23 vjeçar, i cili është shoqëruar nga policia për në spitalin e Vlorës.
23 vjeçari ka marrë plagë të lehta në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes së të riut. Po ashtu pritet të merret edhe dëshmia e tij pas ndihmës mjekësore.









