-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vonesa pa fund nga “WizzAir”, shqiptarët mbeten në aeroportin e Milanos

Kryesoret

Shqiptarët, por jo vetëm, që udhëtojnë me kompaninë ajrore “WizzAir”, janë ballafaquar me një tjetër surprizë aspak të këndshme nga kompania.

Ndërsa ishin bërë gati për të fluturuar në drejtim të Tiranës nga Milano, ata marrin njoftimin nga kompania se fluturimi i tyre i parashikuar pak pas mesnate do të shtyhet, jo me disa minuta, por me gati 14 orë.

Kompania ka riskeduluar tashmë udhëtimin, i cili është parashikuar që të kryhet në orën 16:20 të së dielës.

Ndërkohë, veç mnesazheve njoftuese pak para orarit kur ishte parashikuar fluturimi i parë, kompania nuk u ka dhënë asnjë shpjegim pasagjerëve që kanë mbetur nëpër aeroport.

Gjatë muajve të fundit, kompania “WizzAir” ka shfaqur probleme të shumta për pasagjerët, kryesisht me shtyrjen e fluturimeve prej disa orësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit