-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç takon ushtrinë, NATO: Gati për ndërhyrje në veri! SHBA: Shtyni reciprocitetin

Kryesoret

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është i përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës. Presidenti Vucic zhvilloi pak pas mesnate një takim me shtabin e përgjithshëm të ushtrisë për skenarin e reagimit kundër Kosovës.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Të dielën, rrugët janë bllokuar edhe në pjesë të tjera në veri të Kosovës.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë në komnat veriore të Kosovës është e tensionuar. KFOR-i është duke vëzhguar situatën nga afër edhe është i gatshëm të intervenojë nëse situata rrezikohet, në përputhje me mandatin që ka nga rezoluta 1244”.

Ky mision ka thënë se do të marrë çfarëdo mase që është e nevojshme për të mbajtur ambientin në Kosovë të sigurt në çdo kohë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçic dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkovic janë përgjegjësit kryesorë për situatën në veri të Kosovës.

Petkoviq, në anën tjetër, ka akuzuar Kurtin për krizën.

“Fajtori i vetëm për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi është Alibin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të papërgjegjshme po shkakton krizë të re në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Petkovic në një deklaratë me shkrim.

Pas situatës së krijuar në pjesën veriore të Kosovës, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka nisur një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Kurti.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se kërkesa e SHBA-së është që të shtyhet për 30 ditë implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë.

Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar që këto vendime të rishikohen, por vetëm që të shtyhet që të ketë më shumë qartësi. Ai po ashtu ka dënuar veprimet e grupeve serbe në veri të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit