Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook, ku ka treguar për sulmet në Veri të Kosovës, të nxitura nga Serbia.
Ai është shprehur se Vuçiç ashtu siç paralajmëroi më herët, mblodhi bandat serbe dhe shkaktoi trazira në Kosovë. Po ashtu ai ka shtuar se do të mbështesë Kosovësn në vendosjen e reciprocitetit.
“Bandat e Vuçiçit në veri të Kosovës bllokojnë rrugët dhe shkrehin breshëri armësh kundër policisë!
Miq, ashtu sikundër paralajmëroi, serbomadhi Vuçiç mobilizoi bandat serbe dhe të infiltruar nga Beogradi kundër aplikimit të reciprocitetit nga qeveria e Kosovës, në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Duke mbështetur qeverinë e Kosovës në qëndrimin e saj për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, dhe ligjit në tërë teritorin, dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte, si skenar ruso-serb, dmth Putin-Vuçiç, për të ndezur konfliktin në rajon. Nga ana tjetër, i bëjë thirrje NATO-s të marrë të gjitha masat për një përgjigje të merituar ndaj Putinit të vogël të Ballkanit,” ka shkruar Berisha.