Një 11-vjeçar ka qëlluar me armë motrën e tij 9-vjeçare në një fshat pranë Dervenit në Greqi
9-vjeçarja u dërgua fillimisht në qendrën shëndetësore të Akratës dhe më pas me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve Karamandane të Patrës, ku po trajtohet me një dëmtim mjaft të rëndë në dorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të së dielës, ku fëmijët ishin nën mbikëqyrjen e gjyshes së tyre.
Sipas informacioneve, në një moment teksa fëmijët po luanin, 11-vjeçari ka marrë një armë gjahu që ndodhej në magazinë dhe që sipas informacioneve të para i përket gjyshit të tij dhe për pasojë ka qëlluar, në dukje pa dashje dhe vogëlushja ka mbetur e plagosur rëndë në dorë.
Nga momenti kur u bë e ditur ngjarja, janë mobilizuar menjëherë si policia ashtu edhe autoritetet shëndetësore vendase. Vajza 9-vjeçare ndodhet e shtruar në spitalin Karamandanio, me një dëmtim mjaft të rëndë, siç u përmend më lart, në dorë, ku u dërgua me urgjencë në spital.
Babai i dy fëmijëve është arrestuar për neglizhencë ndaj të miturve, por me urdhër të prokurorit është lënë i lirë.