-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petkoviq: Po bisedoj me serbët në Kosovës, do ruaj stabilitetin

Kryesoret

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë më 1 gusht se në 24 orët e fundit kanë bërë të pamundurën “për të ruajtur paqen dhe stabilitetin” në komunat veriore të Kosovës.

Ai ka thënë se janë realizuar përpjekjet e tyre pasi shtetet e Quint-it dhe Shtetet e Bashkuara i bënë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shtyrë vendimet për targat dhe dokumentet serbe dhe për gjetjen e një zgjidhjeje në Bruksel.

“Po flasim me serbët e Kosovës dhe do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për të mbajtur paqe dhe stabilitet, por njerëzit tanë janë lodhur. Askush nuk mund të durojë terrorin e përditshëm të Albin Kurtit”, ka thënë Petkoviq.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën kamionë dhe mjete të tjera në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Bllokadat u vendosën si kundërpërgjigje ndaj dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, atë për targat dhe dokumentet serbe.

Sipas vendimit të Qeverisë, nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisen me një dokument për hyrje-dalje, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë.

Një dokument të tillë, Serbia e lëshon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.

Po ashtu, Qeveria ka marrë vendim që të gjitha makinat në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia, të riregjistrohen.

Vlerësohet se 10.000 makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, të tilla si PZ (Prizren), KM (Mitrovicë e Kosovës) e të ngjashme, qarkullojnë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Kosova i konsideron këto targa si të paligjshme.

Pas tensioneve në veri, Qeveria tha më 31 korrik se zotohet që të shtyjë nisjen e zbatimit të vendimeve deri në shtator, kur të hiqen barrikadat në veri të Kosovës.

Lëshimi i dokumenteve të hyrje-daljeve po vazhdon në katër pikëkalimet e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura për qarkullim. Por, ky vendim nuk po zbatohet në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat janë mbyllur për shkak të bllokadave./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit