-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po zihej me një gruan”, viktima u fut për t’i ndarë, zbulohet dinamika e ngjarjes

Kryesoret

Disa detaje të reja janë zbuluar nga dinamika e ngjarjes makabre të ndodhur në Tiranë, ku për shkak të një sherri një 56-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është shtetasi Nikolin Staka, me profesion mësues, lindur në Laç.

Ai ishte banues prej një muaji ne një apartament me qira në Tiranë, pasi ishte kthyer nga Belgjika.

Viktima, ka parë nga ballkoni i katit të dytë të banesës ku jetonte që fqinji, shtetasi Alban Meneri po debatonte me një grua për një çështje parkimi.

Në këto momente ai ka folur nga lart duke iu drejtuar Menerit me fjalët “Çfarë bën, s’të vjen zor që zihesh me gra”.

Kjo ka sjellë dhe irritimin e Menerit i cili i është drejtuar me fjalët: “Zbrit poshtë se ta tregoj unë”.

Me zbritjen në kat të parë, Alban Meneri thanë burimet ka nisur ta qëllojë Nikolin Stakën me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë e është larguar.

Dyshimet janë që Staka ka gjetur vdekjen në banesë për shkak të hemoragjisë nga goditjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit