Pas shtyrjes së afatit të reciprocitetit të targave dhe dokumenteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar shef i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrelli.
Ai ka kërkuar që Serbia të heqë menjëherë barrikadat nga rrugët e në veri të Kosovës.
Mbrëmjen e djeshme rrugët në Veri të Kosovës u bllokuan nga barrikadat serbe, si dhe pati trazira.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Prisni që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë. Çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në BE,” ka shkruar Borrell në Twitter.