Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë zyrtare për një takim të mundshëm mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Gjatë konferencës për media, Kurti tha se Kosova është e gatshme për dialogun me Serbinë.
“Me presidentin e Serbisë është dashur të takohemi në Bruksel më 19 korrik, mirëpo ai ka kërkuar të shtyhet ai takim për në fund të muajit gusht. Mbase ka qenë i zënë me përgatitjet e asaj që ndodhi dje sepse ne është dashur të takohemi më 19 korrik”, tha Kurti.
Ai ka thënë se ka shprehur gatishmërinë e tij që në momentin kur i thërret përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, të shkoj në Bruksel.