-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi

Kryesoret

Ukraina ka goditur selinë e flotës ruse në portin e Sevastopolit në Detit të Zi. Autoritetet ukrainase bënë të ditur se si pasojë e sulmit në qytetin e kontrolluar nga Rusia, të paktën pesë persona u plagosën. Sulmi vjen ndërsa Rusia shënoi dje ditën e Marinës. Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në paradën vjetore që u mbajt me këtë rast në Shën Petersburg dhe njoftoi se forcat detare ruse do të pajisen në muajt e ardhshëm me ato që ai i quajti “armë të fuqishme”, duke iu referuar raketa hipersonike me vetëdrejtim “Zircon”.

Armët hipersonike fluturojnë me shpejtësi të paktën 5 herë me shumë sesa shpejtësia e zërit (Mak 5) dhe janë shumë të manovrueshme e në gjendje të ndryshojnë kursin gjatë fluturimit.

Ato janë të ndryshme nga raketat balistike, të cilat gjithashtu mund të fluturojnë me shpejtësi hipersonike prej të paktën 5 Makësh, por kanë trajektore të përcaktuar dhe manovrim të kufizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit