Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, zonja Christiane Hohmann.
“Besoj se BE do ketë vëmendjen te Ballkani dhe do e konsiderojë zgjerimin si instrument e sigurie. Ardhja e Hohmann, do t’i japë shtytje marrëdhënieve Shqipëri-BE dhe procesit të negociatave,” është shprehur Begaj.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për asistencën financiare të dhënë për përballimin e dëmeve të mëdha nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për përballimin e lehtësimin e situatës gjatë pandemisë së Covid 19.