Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me intelektualë të fushave të ndryshme foli mbi familjen shqiptaren sot dhe problematikat e saj.
Berisha tha se rryma e cila po kërkon të imponohet në shoqërinë shqiptare duke i shndërruar prindërit në numra është padyshim nismë e George Soros.
“Një rrymë që tejkalon familjen dhe vlerat e saj, e dekonfiguron“.
Shndërron prindërit në numra, problemi është dhe më dramatik sepse kjo rrymë në vend kërkon të imponohet. Politikisht, sociologjikisht, në forma të ndryshme. Nuk mund të mos theksojmë se në krye të saj qëndron Soros, ka dy arsye. E para është multimiliardieri i cili investon më shumë se çdo donator tjetër, miliarda që i ka kryekëput frut të spekulimit. Familja sot është në rrezik dhe shoqëria shqiptare ka dramë brenda saj“-u shpreh Berisha.