Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij. Gjithashtu mbi të rëndon dhe akuza e dëmtimit të mjetit pasi ka dëmtuar makinën e vjehrrit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.