Lorona Serina është 41-vjeçarja shqiptare që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e së dielës, në Zakinthos të Greqisë. Ajo ndërroi jetë në spitalin e Zakinthos, ku mbërriti pas plagëve të rënda të shkaktuara nga goditja me thikë në fyt dhe gjoks.
Mediat greke raportojnë se 41-vjeçarja do të varroset në Shqipëri të premten, më datë 5 gusht./protothema.gr