Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar në Facebook në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Potam të Himarës, ku skafi ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur në plazhin e Potamit.
Si pasojë e goditjes fëmija humbi jetën në vendngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Arjan Tase.
Ai është treguar i ashpër në lidhje me faktin që autori i ngjarjes është një nga drejtuesit e policisë, i cili sipas tij duhet të jetë shembull dhe jo të harrojë statusin që ka.
Postimi i plotë:
NGJARJA NE POTAM|HIMARE,
ESHTE KRIM!
KUR MESOJ QE AUTORI ESHTE NGA PARIA E POLICISE, MBETEM PA FJALE!
Shef policie qe jashte detyres duhet te jete shembull e gjithnje ne ndihme te kujtdo, harron statusin qe e ka me vete kudo, distancohet jo vetem nga polici i thjeshte qe ben e nuk ben pushime, te thjeshta e me nje cader, por edhe nga njerezit, te cileve duhet ti sherbeje e duhet ti mbroje;
Posacerisht femijeve!
TANI TE BEHET DREJTESI SHENBULLORE PER TE!
Nderkohe, edhe nje here alarmi shkon tek RREGULLAT, ZBATIMI I TYRE;
Lexova reagimin e drejtorit te Policise e pertej masave te detyrueshme ndaj efektivit te perfshire ne krim, me shqeteson ngritja e nje grupi qe verifikon zbatimin e porosive te drejtorit vete;
UNE MENDOJ QE FUNKSIONON NDRYSHE;
URDHRI I DREJTORIT TE POLICISE ME MASA QE ADMINISTROJNE E GARANTOJNE RENDIN E RREGULLIN,
THJESHT ZBATOHET, THJESHT ZBATOHET, NUK HARROHET, NUK RELATIVIZOHET, NUK NEGLIZHOHET, ZBAAAATOOOHEEEET, NUK VERIFIKOHET!
DHE ZBATOHET NE MENYRE TE BARABARTE PER TE GJITHE E NGA TE GJITHE; perfshi parine e policise, politikes, ekonomise!
OSE BARAZI, OSE HIMARA ESHTE JO VETEM SKENA E SOTME POR DHE ARKIVA E KEIMEVE SI KY, NE PAK VITE NGA SOT! E mbani mend besoj vrasjen si kjo nga nje biznesmen!
||| Shume ndjese me perulesi familjareve te vajzes; nuk ka ngushellim qe mund tu lehtesoje dhimbjen!