Marjus Musaka mbajti për 7 ditë peng Ersida Dyrmishin, në një hotel në Durrës. Musaka nuk është një emër i panjohur nga policia për të tilla veprime.
Në 2018, Musaka mori peng ish-bashkëshorten e tij pasi nuk pranonte dot divorcin prej saj. Skema ishte e njëjtë. I riu nga Lushnja, me anë të një thike detyroi bashkëshorten e tij aso kohe të futej në një hotel në Durrës dhe e mbajti atje për 24 orë, deri sa policia e gjeti dhe e arrestoi.
Po e njëjta gjë u përsërit dhe këtë vit me Dyrmishin, ku po me të njëjtën formë shtantazhi i rrezikoi jetën të resë.
Por ende nuk mund dihet sesi Musaka shpëtoi nga policia, pasi ish-bashkëshortja e kishte denoncuar dhe për dhunë në familje.