Anëtari i Kryesisë së PD-së Eno Bozdo, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku Komisari i Policisë Arjan Tase ka shtypyr me gomone për vdekje 5-vjeçaren në breg të detit.
“Një ngjarje që të lë pa frymë. Jemi i vetmi vend në botë ku pushuesit vritet në breg të detit. Në mënyrë të përsëritur. Dhe askush nuk e vë ujin në zjarr. Qeveria është me pushime, Edi Rama e ka mëndjen te Ballkani Hapur!
Edhe më e rëndë sepse autori është polic, bënte manovra të rrezikshme dhe askush nuk guxonte ta bllokonte.
Ky psikopat sot i mori jetën e një vajze të mitur dhe të pafajshme. Shumë psikopatë të tjerë, nga e njëjta rracë, po i marrin frymën vendit çdo ditë!“, shkruan Bozdo.