Emiljano Shullazi, kreu i grupit të strukturuar të Durrësit ka lënë burgun e izolimit 41 bis. Më herët ai është ankuar për shkelje të të drejtave të njeriut në Gjykatën e Apelit dhe ka kërkuar lirim. Po ashtu atij i ka mbaruar dhe afati izolimit, pasi deri në 31 korrik ishte i detyruar të qëndronte.
Në qelitë e 41 bis vijojnë të izoluar Redjan Rrahja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri, e vëllezerit Klemend e Eldi Cala.
Nga ana tjetër së bashku me Shullazin kanë lënë qelin dhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla.