-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shkarkua për falsifikim dokumentesh, Luan Daci kërkon rigjykim

Kryesoret

Ish-anëtari i KPA-së Luan Daci është akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe ditën e sotme i ka bërë një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të dënimit.
Ai u shkarkua nga KPA, për shkelje të rëndë disiplinore.

Në kërkesën drejtuar Kushtetuese ai ka kërkuar rigjykim.

Natasha Mulaj që kryesoi Komisionin Disiplinor në rastin e Dacit lexoi se anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkarkohej për shkak se ishte gjetur fajtorë për krim me vendim të formës së prerë.

Trupa e përbërë edhe nga gjyqtaret Ina Rama dhe Albana Shtylla vlerësoi se “natyra dhe rrethanat e shkeljes disiplinore, për shkak të dënimit për kryerjen e një krimi, klasifikohen nga më të rëndat”. Shkarkimi i Dacit, i cili u bë me efekt të menjëhershëm, i mori Kolegjit mbi 9 muaj.

KPA që nisi fillimisht procesin disiplinorë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të lënë në fuqi dënimin e Dacit me 6 muaj burg të pezulluar për një vit me kusht për falsifikim dokumentesh, e pezulloi atë në pritje të rekursit në Gjykatën e Lartë. Pas rrëzimit të rekursit në 26 tetor të këtij viti, KPA mori edhe 1 muaj shtesë deri në vendimin për shkarkimin e anëtarit të saj.

Daci në mbrojtjen e tij këmbënguli se dënimi nga gjykata ishte i padrejtë dhe kërkoi nga KPA që të mos merrte masë disiplinore, duke pretenduar se në rastin konkret nuk kishte arsye për procedim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit