-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vala e rritjes së çmimeve, Tabaku: Shteti po pasurohet 170 mln euro vetëm nga taksat

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve.

Ajo është shprehu se nuk po ndikon vetëm lufta në situatën e çmimeve, por dhe shtetit i intereson që çmimet të rriten sepse automatikisht shteti përfiton dhe nga taksat.

Sipas Tabakut, po boshatisen xhepat e shqiptarëve dhe po furnizohen ato të oligarkëve.

Postimi i plotë

Për shqiptarët çmimi qumështit dhe nënproduktet e tij do të rritet edhe më tej këtë javë. Çmimi qumështit shkon në thuajse 200 lek ndërkohë që priten të rriten nënproduktet e tij.

Arsyeja pas kësaj rritje të dytë lidhet me kostot e larta të produkteve të para.

Dikush mund të argumentojë se lufta në Ukrainë ka rritur çmimet dhe për rrjedhojë kostot e biznesit. Askush nuk mohon ndikimin e luftës.

Por kjo e fundit mbetet alibi derisa qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ku shkojnë këto të ardhura?!

Në një vend ku 1 ndër 3 shqiptarë nuk e ka të sigurtë vaktin a nuk do ishte një politikë me sens rishpërndarja e të ardhurave që rriten prej inflacionit?! Patjetër që po!

Madje më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre. Heqja e talsave do qe zgjedhja dhe zgjidhja!

Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione.

Merrni inceneratorin e Tiranës që do të indeksohet me normën e inflacionit. Pra 30% e shqiptarëve mezi paguajnë bukën e tyre kurse inceneratori Tiranës merr milionat shtesë nga arka e shtetit.

A punojnë shqiptarët për oligarkët/qeveritarët që janë kthyer në mish e thua?!

Shifrat thonë që po! Njësoj dhe arka e shtetit! Padyshim dhe xhepi shqiptarëve!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit